22:26 / E Shtunë, 09 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Miley Cyrus disa javë në heshtje, i nënshtrohet një operacioni

Miley Cyrus do të jetë në heshtje për disa javë pasi i’u nënshtra një operacioni në kordonin e zërit.

Këngëtarja 26-vjeçare zbuloi se ajo kishte një problem me kordat e saj vokale, kur u shtrua në spital për bajamet në muajin e kaluar, shkruan Indeksonline.

Miley pas operacionit, do të jetë “disa javë në heshtje”.

Vetëm disa javë më parë, Miley shprehu se do të merrte pushim nga të kënduarit dhe tani e dimë pse.

Sipas një burimi ajo është “duke u bërë mirë dhe do të kthehet më mirë se kurrë, në fillim të vitit të ardhshëm”./Indeksonline/

Image result for miley cyrus cody simpson"