Miley Cyrus: E nderuar që do të performoj në Kosovë
Këngëtarja me famë botërore, Miley Cyrus është shprehur e nderuar që do të performoj në festivalin ‘Sunny Hill Festival’.
Ajo ka postuar disa video nga provat që i ka bërë gjatë ditës së sotshme në skenën e ‘Sunny Hill’, shkruan Indeksonline.
“E nderuar që do të performoj sonte në Sunny Hill dhe të festoj me shoqen time Dua Lipa. Le të shkojmë Kosova.”, ka shkruar ajo në përshkrimin e njërës nga videot.
Festivali ‘Sunny Hill’ duke filluar nga sonte, do të vazhdoj deri me 4 gusht./Indeksonline/