75 Mall Live Search
18:21 / E Martë, 19 Janar 2021 / Blerim

Miley Cyrus e thotë sërish: Lidhja me femrat ka më shumë kuptim

Prej kohësh, Miley Curys ka pranuar hapur se është bisëksuale.

Në një intervistë për “SiriusXM”, ylli i muzikës pop tha se ndjen një tërheqje më të madhe tek gjinia femërore sesa ajo mashkullore.

Madje ajo shtoi se brena një lidhjeje të të njëjtit seks është akoma më lehtë të gjesh ‘rolin’ e duhur brenda marrëdhënies.

“Vajzat janë shumë më seksi. Ne e dimë këtë gjë. Të gjithë mund të biem dakord se që nga kohët antike organet gjenitale të meshkujve mund të bënin skulptura të mrekullueshme. Për më tepër, unë nuk jam aq e interesuar. Mua më pëlqejnë si vepra arti.”, tha Miley.

Në verën e vitit 2019 ajo pati një histori të shkurtër me Kaitlynn Cater pasi martesa e saj me Liam Hemsëorth përfundoi.