Miley Cyrus flet rreth shtatzënisë!
Aktorja dhe këngëtarja e njohur, Miley Cyrus ka mohuar fjalët se ajo është në pritje të një fëmije.
Ajo ka thënë se kjo gjë nuk është e vërtetë, duke mohuar kështu edhe raportimet e mediave.

Këtë e ka bërë përmes një postimi në Twitter, duke publikuar kështu edhe një fotografi dhe mbuluar pjesën e barkut.
Por një burim i gazetës OK! Australia ka thënë se Miley dhe burri i saj, Liam po presin që në jetë të ju vije një vajzë.

“Miley është shumë e lumtur pasi që po mban fëmijën e Liam… është vajzë, ashtu siç kanë shpresuar ata të jetë” ka thënë burimi i gazetës australiane.
Rikujtojmë që Miley është martuar me aktorin e njohur Liam Hemsworth, me të cilin kishin vite të lidhur por edhe periudha të gjata ndarje./Indeksonline/


