75 Mall Live Search
09:16 / E Mërkurë, 22 Janar 2020 / indeksADMonline

Miley harron ish-bashkëshortin, çaste romantike me të dashurin e ri

Ish-burri i saj Liam Hemsworth kohët e fundit konfirmoi lidhjen e tij të re.

Ndërsa, Miley Cyrusi,  kaloi momente romantike afër të dashurit të saj Cody Simpson të hënën në plazhet e Malibus.

Ylli 27-vjeçar  u fotografua  në shoqëri të partnerit aktual, Miley normalisht i pëlqen të tregojë figurën e saj të shkëlqyeshme, por ajo këtë herë kishte zgjedhur një veshje më të përshtatshme për stinën aktuale dhe flladin e lehtë të detit.

Kujtojmë se të dytë kanë qenë miq për vite me radhë, por ata filluan takimin në tetor pas ndarjes nga Liami.

Para se të bënte publike lidhjen e saj aktual, Miley kishte një romancë të shkurtër me Kaitlynn Carterin.

Miley dhe Liami janë ende duke punuar në finalizimin e divorcit të tyre, por duket se për momentin ajo ka gjithë vëmendjen e saj te Cody./Indeksonline/