75 Mall Live Search
09:52 / E Martë, 27 Gusht 2019 / indeksADMonline

Miley Cyrus performancë emocionale në ”VMA” pas ndarjes nga Liam Hemsworth

Këngëtarja amerikane, Miley Cyrus, dhuroi një shfaqje emocionale në MTV ”Video Music Awards 2019”.

Ylli i muzikës pop u ngjit në skenë të hënën në mbrëmje në Qendrën Prudentiale në Newark, të New Jersey-t, për të performuar këngën e saj më të re “Slide Away”, e cila besohet të jetë dedikim për ish-bashkëshortin e saj, Liam Hemsworth.

26- vjeçarja u paraqit e veshur me një fustan të zi të shkurtër, të cilin e kombinoi me aksesorë në krah dhe të qafë.

Miley dhuroi emocion me vargjet të cilat përshkruajnë  marrëdhënie 10-vjeçare të saj me aktorin australian.

Në një video e publikuar në YouTube, gjithashtu ka një imazh statik të një shishe uiski që noton në një pishinë të rrethuar me pilula, me tekstin “Unë dua shtëpinë time në kodra / Nuk dua uiski dhe pilula / Unë nuk heq dorë lehtësisht”.

Ndërkohë që disa burime pranë këngëtares më parë akuzuan Hemsworth-in për ndarje, me shkakun se ai ishte përdorues i madh droge, por nga ana tjetër Miley menjëherë pas ndarjes u pa duke shijuar romancën e re me blogeren, Kaitlynn Carter.

“Të gjithë mendojnë se Miley është problematike dhe e papjekur, ndërsa ai ai një njeri i lezetshëm, por kjo nuk është e vërtetë, është e kundërta”, ka thënë ky burim.

Kujtojmë se Miley dhe Liam u kurorëzuan në vitin 2018, ndërsa tashmë dyshja thuhet të kenë nisur procedurat për divorcim./Indeksonline/