19:06 / E Martë, 10 Nëntor 2020 / OSH

Miley “shokon” fansat, pozon lakuriq në arkivol

Miley edhe këtë herë la të gjithë gojëhapur me veprimin e fundit.

Miley Cyrusi është një prej emrave më të njohur të industrisë së muzikës, e cila njihet për paraqitjet provokuese.

Së fundi, artistja e mirënjohur ka befasuar të gjithë me paraqitjen, teksa u fotografua lakuriq në një arkivol.

Ajo u shfaq tërësisht nudo, teksa gjoksin po e mbulonte me duar, ndërsa në pjesën e poshtme të trupi kishte vendosur lule.

Kujtojmë se Miley Cyrusi pritet që shumë shpejt të sjellë bashkëpunimin e shumëpritur me këngëtaren shqiptare, Dua Lipa.