75 Mall Live Search
17:45 / E Mërkurë, 25 Janar 2023 / AR

Miley Cyrus thyen rekord në Spotify

Miley Cyrus ka thyer rekordin e transmetimit një javor në ‘Spotify’ me këngën e saj “Flowers”.

Nga 13 deri më 19 janar, kjo këngë është transmetuar mbi 96 milionë herë, transmeton Indeksonline.

E pabesueshme: Miley Cyrus ka thyer rekordin e transmetimit njëjavor të Spotify me këngën e saj më të fundit Flowers

Kënga thuhet se është dedikim për divorcin nga aktori Liam Hemsworth dhe u publikua në datën e lindjes së tij, me 13 janar.

“Flowers” ishte në krye të “Billboard Hot” gjatë gjithë javës./Indeksonline/

Urime: Nga 13 janari deri më 19 janar, kënga më e re e këngëtares u transmetua mbi 96 milionë herë vetëm në shërbim