14:58 / E Premte, 17 Janar 2020 / indeksADMonline

Miley zgërdhihet teksa pozon tërësisht e zhveshur, në vaskë

Miley Cyrusi ka pozuar në një vaskë, ku pjesët intime i mbuloi me shkumë.

Fotografinë ia shpërndau i dashuri i saj në Instagram, Cody Simpson, shkruan Indeksonline.

Këngëtarja 27-vjeçare buzëqesh në foto, teksa duket mjaft e lumtur.

Miley ka qenë e martuar me aktorin e njohur Liam Hemsworth, por tani janë ndarë, madje kanë bërë gati të gjitha detajet për t’u divorcuar.

Ajo tani është në lidhje me Cody Simpsonin, për të cilin thuhet se e tradhëtoi Mileyn derisa ishte në një udhëtim në New York City, para Krishtlindjes.

Por reprezentuesi i Simpson e mohoi këtë gjë, duke thënë se nuk ka asgjë të vërtetë./Indeksonline/