21:33 / E Mërkurë, 09 Dhjetor 2020 / Blerim

Miley Cyrus i ka 74 tatuazhe në trup

Trupin ka nisur ta mbush me tatuazhe që kur ishte shumë e re në moshë.

Miley Cyrus është një nga emrat shumë të dashur për publikun, po ashtu një nga personat më të komentuar, shkruajnë mediat e huaja.

Jeta e saj private dhe jo vetëm ishin disa nga arsyet.

Së fundmi u diskutua lidhur me tatuazhet e shumta që ajo ka në trup.

Këngëtarja 28 vjeçare u shfaq në “Jimmy Kimmel Live!” të martën dhe mësoi diçka më shumë për veten: numrin e tatuazheve që ka në trup. Kur luante një lojë me një fans, ajo u pyet se sa tatuazhe mban në trup. Fansi mendoi gabimisht duke thënë 27, para se Cyrus të theksonte se: “Nuk kam ide”.

“Si ne e dimë këtë dhe ju nuk e dini?”, pyeti Kimmel. “Sepse ju, me siguri, jeni shumë më koherentë kur unë jam duke bërë këto tatuazhe sesa unë”, shpjegoi këngëtari e “Midnight Sky” Prezantuesi zbuloi se Cyrus ka 74 tatuazhe në trupin e saj, duke e lënë artisten amerikane të befasuar.

“Hëh?”, tha ajo.

Miley ndërkaq është duke shijuar suksesin e albumit të ri “Plastic Hearts”, në mesin e të cilit është edhe një bashkëpunim me yllin shqiptar, Dua Lipa.