00:00 / E Enjte, 19 Maj 2022 / AR

Miley kujton momentet e tmerrit kur avioni i saj u godit nga rrufeja

Në mars, avioni me të cilin Miley Cyrus po udhëtonte drejt Paraguaj, u detyrua të bënte një ulje emergjente për shkak të goditjes së një rrufeje. 

Miley, që qartazi u tmerrua nga një incident i tillë, ndonëse kanë kaluar disa muaj vijon ta kujtojë dhe të tregojë detaje nga ajo ngjarje që fatmirësisht pati fund të mirë.

Gjatë një interviste të fundit, këngëtarja kujtoji momentet e aksidentit, por edhe ndjesitë që e shoqëronin para atij udhëtimi.

“Kisha ca ndjesi të çuditshme gjatë gjithë asaj dite. Diçka nuk shkonte siç duhet edhe në mendjen time, pasi moti ishte i papritur dhe ndodhën shumë gjëra të çuditshme atë ditë. Që kur u zgjova atë mëngjes e ndjeja se diçka do të ndodhte.”- u shpreh Miley.

Në fakt, parandjenja e Miley-it rezultoi e vërtetë. Moti ndryshoi dhe avioni ngeci në mes të një stuhie.

Cyrus kujton se e gjitha ishte “shumë e frikshme” dhe mban mend se “ka qarë” në prehrin e të ëmës sepse ishte e sigurtë që s’bëhej më fjalë për të qëndruar në sedilje dhe për të lidhur rripat e sigurimit. 

Ndonëse ulja shkoi për mrekulli, pasagjerët mbetën të traumatizuar dhe shfaqja u anulua.

Kështu që Miley vendosi të rikuperohej në Brazil dhe shijoi ca ditë të lezetshme atje, derisa harroi tmerrin prej pak sekondash brenda avionit.