17:22 / E Enjte, 17 Janar 2019 / indeksADMonline

Miley me reagim për spekulimet e shtatëzanisë!

Ylli i popit , Miley Cyrus pas postimit të një fotografie nga ana e saj ka ngjallur shumë spekulime se është shtatëzënë.  Ajo e ka mbuluar pjesën e barkut të saj me një vezë , në të cilën poashtu ka shtuar edhe “gjuhën e saj” të famshme.

Por pasi që publiku reagoi në masë të madhe, ajo me një postim tjetër në llogarinë e saj në “Twitter” ka treguar se nuk është shtatëzënë.

“Unë nuk jam duke “pritur” , por është e “mahnitshme” se si të gjithë janë të “lumtur” për ne, poashtu edhe ne jemi të lumtur për vetën tonë”. Jemi të entuziasmuar për kapitullin tjetër të jetës tonë. Tani .. të gjithë më lëni të qetë dhe riktheheni shikimin tek veza.” – ka thënë këngëtarja.

Rikujtojmë që Miley është martuar vitin e kaluar me Liam Hemsworth./Indeksonline/