75 Mall Live Search
14:22 / E Martë, 30 Shtator 2025 / S Z

Miliarda dollarë të ardhura, rekord i eksportit të makinave të përdorura nga Koreja e Jugut

Mijëra makina të përdorura po ngarkohen çdo ditë në kontejnerë në Kore të Jugut për t’u nisur drejt tregjeve ndërkombëtare.

Nga një ish-park argëtimi të kthyer në terminal të përkohshëm eksporti, ky aktivitet po ndihmon vendin atje të zbusë ndikimin e tarifave të larta të Shteteve të Bashkuara mbi makinat e reja.

Në qendrën më të madhe të eksportit të makinave të përdorura në Incheon, punëtorët punojnë pa ndalur, shpesh nën temperaturat e larta verore, duke vendosur dhe siguruar automjetet.

“Eksportet drejt Shteteve të Bashkuara nuk zënë shumë në aktivitetin tonë. Ne kemi tregje më të mëdha në vende të tjera, prandaj tarifat amerikane na kanë prekur pak vetëm ata që punojnë drejtpërdrejt me SHBA-në”, thotë për Reuters Kevin Seol, një tregtar që eksporton rreth 100 makina të përdorura çdo muaj.

Sipas Ministrisë së Tregtisë, vetëm në gusht, Koreja e Jugut eksportoi makina me vlerë 5,5 miliardë dollarë, një rekord mujor.

Nga këto, 711,5 milionë dollarë i përkasin makinave të përdorura, duke shënuar një rritje prej 35% krahasuar me një vit më parë.

Bazuar në të dhënat, në gjysmën e parë të vitit, eksportet e makinave të përdorura nga Koreja arritën 3,9 miliardë dollarë, me mbi 437 mijë njësi të dërguara, rreth 25% e totalit të eksporteve të automjeteve.

Vetëm Lindja e Mesme importoi gati 171 mijë makina të përdorura, duke tejkaluar numrin e makinave të reja të shitura në rajon, raporton Reutersi, transmeton Klankosova.tv

Dërgesat e automjeteve të Koresë së Jugut në SHBA, tregu i saj më i madh i eksportit, kanë rënë për gjashtë muaj rresht që nga marsi, kur Trump zbuloi tarifat prej 25% për makinat.
Koreja e Jugut shiti jashtë vendit 437,151 makina të përdorura, me vlerë 3.9 miliardë dollarë, midis janarit dhe qershorit të këtij viti, duke shënuar një rekord të ri në njësi dhe vlerë të sasisë.
Koreja e Jugut eksporton shumicën e makinave të përdorura që shiten në Lindjen e Mesme, Azinë Qendrore dhe Rusi, sipas të dhënave qeveritare dhe tregtarëve.
Eksportet e automjeteve të Koresë së Jugut mbështeteshin në makinat e reja për Amerikën e Veriut, por në disa rajone të tjera si Lindja e Mesme dhe vendet jo-anëtare të BE-së, numri i makinave të përdorura ishte më i madh se ai i makinave të reja, treguan të dhënat doganore në gjysmën e parë të vitit 2025.