Miliarderi amerikan do ta blejë ekipin e famshëm italian
Në Itali po spekulohet se në 24 orët e ardhshme ekipi i Sampdorias do të shitet. Blerësit thuhet që janë nga Amerika.
Çmimi sipas mediave italiane është 130 milionë euro, transmeton Indeksonline.
Sipas “Telenord” , bordi i Sampdorias do të mblidhet nesër dhe do të marrë vendimin.
Emri i blerësit thuhet që është, Jamie Diana. Pasuria e tij kap shifrën e 2.1 miliardë euro.
Diana ka nën pronësi po ashtu edhe ekipin e NBA, Milaëaukee Bucks që këtë sezon kanë shënuar rritje të jashtëzakonshme dhe po konsiderohen si favorit për të fituar kampionatin. /Indeksonline/