10:13 / E Hënë, 13 Janar 2020 / indeksADMonline

Miliarderi japonez kërkon partnere të jetës për udhëtimin në Hënë, kjo është mënyra e aplikimit

Miliarderi japonez Yusaku Maezawa është në kërkim të një partnereje jetësore për ta shoqëruar atë në udhëtimin turistik të X-së në Hënë.

Magjistari i modës, 44 vjeç, ka vendosur të jetë pasagjeri i parë civil që fluturon rreth Hënës në raketën “Starship”.

E planifikuar për vitin 2023, misioni do të jetë udhëtimi i parë hënor nga njerëzit që prej vitit 1972, transmeton Indeksonline.

Në një apel në Internet, Maezawa thotë se dëshiron të ndajë përvojën me një grua speciale.

Sipërmarrësi, i cili së fundmi u nda nga e dashura aktorja Ayame Goriki, 27 vjeç, u ka kërkuar grave që të aplikojnë për një ngjarje të planifikuar për krijimin e njohejs në faqen e tij të Internetit.

“Dua të gjejë një partnere jete, me atë dua të tregoj dashurinë tonë dhe paqen botërore nga hapësira e jashtme”, tha ai.

Ueb faqja përmban një listë të kushteve dhe një program për procesin e aplikimit për tre muaj.

Vajza kërkohet të jetë beqare, mbi 20- vjeçare, gjithmonë pozitive dhe e interesuar të shkojë në hapësirë.

Afati i fundit për aplikim është 17 janari dhe një vendim i fundit për partneren e Maezawas./Indeksonline/