Miliarderja fotografohet me të dashurin 25 vjet më të ri, trondit me pamja e saj

Miliarderja Jocelyn Wildenstein 82-vjeçare u fotografua në një takim me të fejuarin e saj, stilistin Lloyd Klein 57-vjeçar. Fotografët i kapën mat në Paris teksa shkonin në darkë.
Për daljen, Jocelyn zgjodhi një veshje të zez. Ajo kishte veshur pantallona lëkure të zeza, një xhaketë të zezë dhe një bluzë transparente. Lloyd iu pështat dhe gjithashtu u vesh me të zeza. Fotot shumë shpejt u përhapën në internet dhe tronditën shumë njerëz. Njerëzit shkruajnë se Jocelyn “duket si një karikaturë”, transmeton Indeksonline.

Së fundmi çifti ka qenë në një nga sfilatat në kuadër të Javës së Modës në Paris. Jocelyn u shfaq edhe me të zeza dhe tërhoqi vëmendjen me pamjen e saj.
Shumë e thërrasin me emra për shkak të operacioneve plastike
Domethënë, shumë njerëz e thërrasin shpesh me emra për shkak të operacioneve estetike. Pak vite më parë, në një intervistë për Daily Mail, Jocelyn mohoi se kishte bërë një operacion plastik. Në atë kohë, partneri i saj Lloyd Klein tha se Jocelyn dukej njësoj gjatë gjithë kohës dhe se “asnjëherë nuk ka ndryshuar asgjë në fytyrën e saj”. Kur ajo u pyet drejtpërdrejt nëse kishte bërë ndonjë korrigjim kozmetik, ajo u përgjigj se nuk kishte bërë.
“Le t’i shikojmë fotot e mia të vjetra. Sigurisht që atëherë isha më e bukur. Kur jemi të rinj, ka një freski që e humbasim me kalimin e moshës, por do të shihni përsëri të njëjtët sy, faqe të larta dhe të njëjtën hundë në ato foto. ”, shpjegoi ajo. Jocelyn u bë e famshme pas divorcit të saj nga miliarderi francez dhe tregtari i artit Alec Wildenstein në vitet ’90. /Indeksonline/
