75 Mall Live Search
18:27 / E Shtunë, 27 Janar 2024 / Gj. Sh

Milik shkakton ndërhyrje të ashpër dhe largohet me karton të kuq ndaj Empolit

Skuadra e Juvenusit është duke luajtur ndeshjen e vlefshme për javën e 22-të në Serie A ndaj Empolit në shtëpi.

Në minutën e 18’të, “Zonja e Vjetër” mbeti me një lojtar më pak në fushë, pasi nga loja me të kuq doli sulmuesi polak, Milik, shkruan Indeksonline

Milik bëri një ndërhyrje të ashpër ndaj lojtarit kundërshtar dhe nga sistemi VAR u cilësua si e rrëzikshme.

Kujtojmë që Juventusi është në pozitën e parë në tabelë në Serie A me 53 pikë, por sonte do ta ketë të vështirë t’i arkëtoj tri pikë./Indeksonline/