Milimetra nga vdekja, e dehura shpëtohet nga rojet (Video)
Një grua, e cila mendohet se ka qenë e dehur ka tentuar që të kalojë shinat e trenit, ndërsa pritej që me sekonda të vinte treni.
Por gjendja e saj nuk e ka favorizuar që të mund të ngjitej vetë në trase, por fatmirësisht në ndihmë të saj kanë vajtur 3 punonjës sigurie që e kanë shpëtuar pak milimetra para se të merrte edhe një goditje nga treni që mund të ishte fatale për të.