75 Mall Live Search
10:36 / E Martë, 09 Shtator 2025 / AR

Miliona fansa në Instagram/ Këngëtaret shqiptare që po thyejnë rrjetin

Rrjetet sociale janë bërë një ndër mjetet më të rëndësishme për artistët shqiptarë për të komunikuar me fansat dhe për të ndarë projektet e tyre muzikore.

Ndër emrat më të ndjekur në Instagram, spikasin disa nga këngëtaret më të njohura të skenës shqiptare, shkruan Indeksonline.

Enca Haxhia kryeson listën me 2.3 milion ndjekës, duke u renditur si një nga artistet më të ndjekura shqiptare.

Pas saj vjen Luana Vjollca, moderatorja dhe këngëtarja, me 2.2 milion ndjekës.

Dafina Zeqiri, e njohur për stilin e saj unik dhe projektet ndër vite, numëron 2 milion ndjekës.

Në listë është edhe Xhensila Myrtezaj, me 1.8 milion ndjekës, e dashur për publikun me hitet dhe performancat e saj.

Ndërsa Era Istrefi, që ka bërë bujë edhe jashtë kufijve me hitin ndërkombëtar “Bonbon”, ka 1.4 milion ndjekës.

Kjo renditje tregon ndikimin e madh që kanë këto artiste shqiptare në rrjetet sociale, ku jo vetëm ndajnë momente personale, por edhe promovojnë projektet e tyre muzikore./Indeksonline/