Miliona njerëz në Buenos Aires, bëhet gati autobusi që do të bartë kampionët

Miliona njerëz pritet të jenë të pranishëm në parakalimin e ekipit kombëtarë të Argjentinës.
Autobusi i cili do të bartë kampionët e Botës tashmë është bërë gati, shkruan Indeksonline.
Qendra e kryeqytetit të Argjentinës do të jetë e tëra e mbushur me tifozë.
Prej fitores ndaj Francës e deri më sot, qytetarët argjentinas kanë festuar derisa e marta edhe zyrtarisht është ditë feste. /IndeksOnline/
