75 Mall Live Search
15:35 / E Martë, 21 Tetor 2025 / L A

Milionerët e NBA-së, këta janë lojtarët më të paguar të ligës

Është kampionati më i fortë dhe më i bukur, por edhe më i pasuri i basketbollit botëror.

Ende pa u shënuar koshi i parë i sezonit të ri, NBA ka shënuar që tani një rekord sa i përket pagave të lojtarëve.

Sipas të dhënave të fundit, buxheti për kontratat është trefishuar në 10 vitet e fundit.

Kjo konfirmohet edhe nga renditja e basketbollistëve më të paguar të kampionatit amerikan të basketbollit.

Në krye të saj qëndron Stephen Curry.

Ylli i Golden State fiton pak më shumë se 59 milion dollarë në sezon.

Treshja e parë në këtë klasifikim plotësohet me dy gjigandë të vërtetë, Nikola Jokiç dhe Joel Embiid.

Kapiteni i Denver dhe ai i Philadelphia arkëtojnë çdo sezon nga kontratat me skuadrat e tyre një shifër të njëjtë, 55.2 milion dollarë.

Vitet kalojnë, por Kevin Durant vazhdon të jetë një nga më të paguarit e NBA, ndërsa me kontratën e re pas transferimit te Houston, ai renditet në vendin e katërt me 54.7 milionë dollarë, duke lënë pas një tjetër “veteran” të basketbollit amerikan si Jimmy Buttler.

Ky i fundit fiton 54.1 milion dollarë në sezon nga Golden State.

Në dhjetëshen e parë të basketbollistëve më të paguar të NBA bëjnë pjesë të tjerë yje si Anthony Davies, Jason Tatum, Janis Antentokoumpo, Karl Anthony Towns dhe Jaylen Brown.

Ajo që bie në sy lidhet me LeBron James. “Mbreti” i Lakers, renditet vetëm në vendin e 12 me 52.6 milion dollarë në sezon.

I njëjti diskutim vlen edhe për Luka Donçiç. Ylli tjetër i Lakers është i 22-ti, ndërsa arkëton rreth 46 milionë dollarë në sezon.

Por, situata e tij është më komplekse, ndërsa sipas mediave amerikane, në fund të këtij sezoni basketbollisti slloven do të rinovojë kontratën, me një shifër rekord për historinë e NBA