15:51 / E Shtunë, 04 Maj 2019 / indeksADMonline

Militantët në Rripin e Gazës me sulme ajrore ndaj Izraelit

Militantët palistanezë në Rripin e Gazës, kanë lansuar të paktën 100 raketa në drejtim të Izraelit jugor të shtunën, raporton ushtria izraelite.

Ministria e Shëndetësisë në Gaza, tha se një 22 vjeçar është vrarë nga sulmet ajrore ndërsa nuk është raportuar për viktima të tjera.

Shpërthimi i luftimeve vjen pasi liderët e Hamasit, grup militant që kontrollon Gazën, dhe një grup i vogël islamik ishin në bisedime në Egjipt për të arritur armëpushim.

Ushtria e Izraelit tha se dhjetëra raketa janë shkatërruar nga sistemi mbrojtës dhe se rrugët afër kufirit me Rripin e Gazës ishin mbyllur për civilët, transmeton rel.

Tensionet janë rritur ditëve të fundit pas dyshimeve nga Hamasi se Izraeli po e vonon implementimin e armëpushimit të dakorduar.

Të premten, dy palestinezë kanë mbetur të vrarë nga forcat izraelite gjatë protestës javore në kufirin Izrael-Gaza. /Indeksonline/