10:35 / E Hënë, 09 Tetor 2017 / indeksADMonline

Militantët vrasin një zyrtar të OKB-së

Disa militantët kanë sulmuar dy baza ushtarake në Kongo të hënën, duke vrarë një paqeruajtës të OKB-së dhe duke plagosur dhjetëra të tjerë.

Misioni, i njohur si MONUSCO, tha se ka dërguar disa helikopterë ushtarak si një kundërpërgjigje për bastisjen, transmeton AktivPress.

Ushtria e Kongos po lufton me militantët për kontrollin e një rruge që lidh zonën me Ugandën.

Zëdhënësi i ushtrisë Mak Hazukay tha se sulmet u kryen njëkohësisht dhe fajësuan Forcat Aleate Demokratike (ADF), që njihen si grup islamik në Ugandë./AktivPress