75 Mall Live Search
14:00 / E Shtunë, 21 Mars 2026 / Gj Sh

Milner i bën dëm të madh Liverpoolit, i lëndon sulmuesin kryesor

James Milner i ka bërë dëm të madh ish-skuadrës së tij Liverpulit.

Mesfushori anglez, e ka lënduar sulmuesin kryesor, Hugo Ekitike, gjatë një përballje në ndeshjen e sotme mes Brightonit dhe Liverpulit.

Ekitike u detyrua të largohet nga fusha qysh në minutën e tetë të ndeshjes, dhe paraqitja e tij në ndeshjet çerekfinale të Champions league ndaj PSG-së, është në dyshim./IndeksOnline/