75 Mall Live Search
23:43 / E Hënë, 19 Prill 2021 / OSH

Milner kundër Superligës Evropiane: Shpresoj që s’do të ndodhë!

Futbollisti i Liverpool, James Milner është kundër themelimit të Superligës Evropiane.

Milner për “SkySports” pas ndeshjes kundër Leeds ka dhënë opinionin e tij për kompeticionin e ri, transmeton Indeksonline.

“Nuk më pëlqen dhe unë shpresoj që nuk do të ndodhë”, u shprehë ai.

Skuadra e Liverpool ka pranuar të jetë pjesë e Superligës Evropiane./Indeksonline/