17:23 / E Martë, 23 Prill 2019 / indeksADMonline

Milner për herë të parë tifozë i United, por nuk do ta shikoi ndeshjen për një arsye

Derbi i Mançesterit në mes të United dhe Cityt mund të jetë vendimtar për fatin e titullit të Premierligës.

James Milner pranon se do të bëhet një përkrahës i Manchester United për herë të parë pasi Liverpooli dëshiron një barazim ose fitore të United në derbi.

“Herën e parë në jetën time”, tha Milner për mbështetjen e tij për United këtë javë.

“Por unë nuk do të shikoj. Është një humbje e energjisë, duke e dëshiruar topin në golin tjetër.

“Nuk mund të bëj asgjë për këtë. Unë ndoshta do ta ndal telefonin tim për disa orë dhe ta kontrolloj më pas.

“Nuk e kam idenë se çfarë do të bëj, ndoshta të dal në ndonjë restaurant”, ka thënë mesfushori i Liverpool. /IndeksOnline/