75 Mall Live Search
21:37 / E Hënë, 22 Gusht 2022 / Gj. Sh

Milner qorton Van Dijkun pas golit të Sanchos (VIDEO)

Manchester United po avanson me rezultat 1-0 në derbin kundër Liverpulit.

Jadon Sancho ka shënuar golin e parë në derbin e javës në futbollin anglez në minutën e 16-të, shkruan IndeksOnline.

Pas këtij goli ka pasur tensione të vogla te skuadra e Liverpulit.

James Milner shihet duke e qortuar qëndërmbrojtësin Virgil Van Dijk.

Të dy futbollistët nuk e markuan si duhet 22 vjeçarin.

Ishte fillimisht Milner i cili u driblua për mrekulli nga Sancho e pastaj goditjen e Sanchos, Van Dijk as që u mundua ta ndal.

Ky si duket ishte shkaku i zënkës mes futbollistëve të Liverpulit./IndeksOnline/