Milot Avdyli tregon pse festoi golin ndaj Dritës
IndeksOnline
E Enjte, 19 Shkurt 2026 23:38Sulmuesi i Kosovës U21, Milot Avdyli morri vëmendjen kryesore në mbrëmjen e sotme.
Ai shënoi gol për skuadrën e Celjes, në fitoren 3-2 ndaj Dritës, në ndeshjen e parë të play-offit të Conference League, shkruan IndeksOnline.
Avdyli e festoi golin ndaj Dritës, para tifozëve të pranishëm në stadiumin ”Fadil Vokrri” ku edhe u fishkëllye për atë festim.
Sulmuesi i Celjes pas ndeshjes tha se e ka pritur të fishkëllhet nëse shënon gol dhe se festimi i tij kishte një kuptim, pasi ky gol ishte special për të, si goli i parë i shënuar me fanellën e skuadrës sllovene.
“I kuptoj tifozët, nuk e kam pasur problem, e kam ditur që do të më fishkëllejnë. Goli im ishte special, sepse i pari me Celjen dhe dyfish më mirë që u realizua në Prishtinë. Drita më ka impresionuar sonte”, ka deklaruar Milot Avdyli./IndeksOnline/








