Milot Rashica bën paraqitje fantastike në fitoren e Bremenit

Milot Rashica ka bërë paraqitje fantastike në fitoren e Werder Bremen 2 me 0 ndaj Arminia Bielefeld në xhiron e 20-të të Bundesligas gjermane.
Ylli i Kombëtares së Kosovës kontribuoi në dy golat e ekipit të Bremen, shkruan IndeksOnline.
Te goli i parë ai asistoi për sulmuesin, Sargent. Kurse te i dyti ishte i përfshirë në komplet aksionin duke bërë depërtim fantastik në zonë dhe duke pasuar te Eggestein në mënyrë perfekte.
Me këtë fitore, Bremen ngritët në kuotën e 30 pikëve, aq sa ka Hoffenhem – në pozitën e 12-të./IndeksOnline/
VIDEO e golit të dytë: https://streamja.com/NNRPX