15:32 / E Martë, 23 Korrik 2019

Milot Rashica dhe e dashura e tij shkëlqejnë pranë njëri-tjetrit

Futbollisti kosovar i Werder Bremenit, Milot Rashica po kalon momentet më të mira në karrierë në skuadrën e tij, por edhe me Kombëtaren e Kosovës.

Por, krahas kësaj ai ka edhe një jetë të lumtur dhe të mirë familjare. Jeta e tij private është poashtu në fokus të mediave, shkruan Indeksonline.

Edhe e dashura e tij, Belkiz Kera është mjaft e komentuar për dukjen e saj elegante dhe përherë me stil.

Ishte pikërisht Belkiz ajo që ka ndarë një imazh në ‘Instagram’ përkrahë të dashurit të saj, Milotit.

Çifti shkëlqyen pranë njëri-tjetrit teksa ndodhen në vendlindjen e tyre, Vushtrri./Indeksonline/