75 Mall Live Search
13:06 / E Martë, 06 Gusht 2019 / indeksADMonline

Milot Rashica e Nuri Sahin bëhen ‘punëtorë fizik’

Ylli i kombëtares së Kosovës Milot Rashica, u zgjodh futbollisti më i mirë i sezonit në Werder Bremen me vota të shikuesve dhe ka shumë të tille që pohojnë se në sezonin në të cilin po hyjmë, Rashica do të jetë edhe më i mirë dhe i frytshëm për ekipin e tij.

Por, çmimi i fituar me votat e tifozëve, nuk ka bërë që Rashicës “ti rritet mendja”, sepse në Gjermani, me sa duket, kjo gjë është e pamundur.

Në një video të postuar në twitter nga an a klubit, shihet Rashica, Nuri Sahin dhe Davy Klassen të gëzuar e të buzëqeshur që kanë përfunduar stërvitjen, kurse Rashica e Sahin janë duke bartur rekuizita specifike, gjegjësisht “manekinët”, që përdoren në stërvitje të futbollit si pengesa ose simulim i murit të gjallë.