Milot Rashica falënderon të gjithë, që e uruan për ditëlindjen

Futbollisti i talentuar nga Kosova, Milot Rashica, ka marrë vëmendje të madhe nga klube të mëdha evropiane, për shkak të paraqitjeve të tij të mira me klubin gjerman Werder Bremen.
Ai dje festoi ditëlindjen, me ç’rast mori shumë urime nga miq, familjarë e ndjekës të shumtë nëpër rrjetet sociale, shkruan Indeksonline.
Miloti ka shfrytëzuar llogarinë e tij në Instagram, për të falënderuar të gjithë që e uruan atë me rastin e ditëlindjes.
“Ishte një fundjavë e mirë e ditëlindjes. Faleminderit për të gjitha mesazhet dhe mbështetjen. Tani i kthehemi punës”, ka shkruar Miloti përkrah fotografisë që ka publikuar. /IndeksOnline/
