75 Mall Live Search
19:05 / E Mërkurë, 28 Qershor 2023 / Gj. Sh

Milot Rashica feston ditëlindjen, ja sa vite mbushi

Sot është një ditë speciale për futbollistin e Kosovës, Milot Rashicën.

Përveç festës së Kurban Bajramit, Rashica sot feston ditëlindjen e tij të 27-të, shkruan IndeksOnline.

Miloti është nga futbollistët më të dashur në Kosovë.

Ai ka vendosur që këtë ditë të veçantë ta festoj në vendlindje, së bashku me familje.

Kujtojmë që Rashica sezonin që lam pas u shpall Kampion i Turqisë me skuadrën e Galatasarayt./IndeksOnline/