Milot Rashica flet pas ndeshjes, nuk e përmend lëndimin
Milot Rashica u zëvendësua në minutën e 36-të të ndeshjes që Werder Bremen e fitoi me rezultat 4-0 kundër Augsburg.
Ylli kosovar edhe pse nuk e zhvilloi asnjë pjesë arriti të lë shenjë duke shënuar dy herë dhe më pas u shpall edhe më i miri i ndeshjes, shkruan Indeksonline.
Rashica pas ndeshjes tha se ishte një fitore e rëndësishme kjo sot pas ndeshjes në mesjavë kundër Dortmundit.
“Një javë masive me Dortmundin dhe fitoren e rëndësishme sot, filluam mirë, shënuam herët, pastaj shkuam edhe më tej, kontrolluam ndeshjen dhe ne punuam në atë trajnim”, ka thënë Rashica.
Ylli i Kosovës nuk e përmendi lëndimin e tij që e detyroi të lëshoj ndeshjen herët. /IndeksOnline/
?️ @milotrashica:
— SV Werder Bremen EN (@werderbremen_en) February 10, 2019
"A massive week with Dortmund and the important win today. We started well, scored early, and then went even further. We controlled the game. We worked on that in training."#werder #SVWFCA pic.twitter.com/7QArTyXUeg