75 Mall Live Search
18:57 / E Shtunë, 02 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Milot Rashica flet pas paraqitjes së mrekullueshme në ndeshjen e sotme

Ylli kosovar, Milot Rashica arriti që në ndeshjen e sotme kundër Freiburgut të shënoj dhe të asistoj, ai bëri një paraqitje të mrekullueshme në këtë ndeshje, e cila edhe përfundoi me barazim.

Rashica pas ndeshjes e ka komentuar këtë ndeshje duke thënë: “Nuk është se kemi luajtur keq. Ne kishim gjithçka nën kontroll dhe thjeshtë duhej të vendosnim lojën në favorin tonë”.

Po ashtu Miloti është duke e bërë dallimin për ekipin e Werderit dhe që nga transferimi i tij në këtë klub ai është bërë një nga lojtarët kryesor të këtij klubi./Indeksonline/.