75 Mall Live Search
18:39 / E Shtunë, 27 Qershor 2020 / indeksADMonline

Milot Rashica flet pasi Werder Bremen e siguroi mbijetesën

Sot u zhvillua gjiroja e fundit e Bundesligës për këtë sezon.

Skuadra e Werder Bremen arriti që ta siguroi mbijetesën përkohësisht në këtë gjiro, transmeton Indeksonline.

Ata mposhtën me rezultat 6:1 ekipin e Koln, kurse në anën tjetër Dusseldorf pësoi humbje.

Një nga protagonistët e kësaj ndeshje ishte ylli kosovar, Milot Rashica i cili shënoi një gol. Pas ndeshjes, reagoi Rashica përmes një postimi në facebook.

‘Lufto deri në fund’ ka shkruar Rashica në postimin e tij.

Ai sot me shumë gjasë ka luajtur ndeshjen e fundit me fanellën e Werder Bremen, pasi në merkaton verore pritet të largohet./Indeksonline/