21:23 / E Martë, 09 Tetor 2018 / indeksADMonline

Milot Rashica i befasuar nga tregu i zi i biletave

Interesimi për ndeshjen e Kosovës kundër Maltës në kuadër të Ligës së Kombeve ka qenë shumë i madh.

Pas shumë problemeve me mbarëvajtjen e shitjeve më në fund nuk ka mbetur asnjë biletë edhe pse interesimi për to është ende i madh, shkruan indeksonline.

Shumë bileta kanë dalë në shitje në tregun e zi ku persona të ndryshëm i kanë publikuar në internet.

Për këtë ka mbetur i befasuar edhe ylli i Kombëtares së Kosovës, Milot Rashica.

Ai ka postuar një fotografi që e ka bërë në tregun e shitjes së biletave në njërën nga websajtet e vendit. /IndeksOnline/