16:54 / E Mërkurë, 27 Maj 2020 / indeksADMonline

Milot Rashica i lumtur, pozon me djalin në krah

Futbollisti i Kosovës, Milot Rashica, ka marrë njërin ndër lajmet më të mira të jetës, para pak ditësh, duke u bërë baba për herë të parë.

Së fundmi ai ka publikuar një fotografi në llogarinë e tij në Instagram, ku ka pozuar me djalin e vogël në krah, shkruan Indeksonline.

Ai shihet mjaft i lumtur me djalin në duar derisa edhe forma e tij në fushën e gjelbërt është mjaft e mirë.

Milot Rashica është lojtari më i mirë i klubit gjerman Werder Bremen, por për të ka kërkesa shumë të mëdha nga klubet e njohura. /IndeksOnline/