Milot Rashica kërkon votën e shqiptarëve për tu shpallur më i miri i muajit në Bundesligë
Milot Rashica është duke kaluar një formë të jashtëzakonshme që kur u transferua në Bundesligë te Werder Bremen.
Ylli i Kosovës ditë më parë u shpall futbollisti më i mirë i çerekfinaleve të Kupës së Gjermanisë.

Ai tashmë është në garë për tu zgjedhur futbollisti më i mirë i muajit, shkruan Indeksonline.
Rashica për kundërshtarë ka Halstenberg, Kostic, Kruse, Lewandowski dhe Rodriguez.
Në linkun e më poshtëm mund të votoni për Milot Rashicën. /IndeksOnline/
https://bundesligapotm.easports.com/