Rashica me gruan kthehen në Kosovë, Belkizi shijon kafenë në Vushtrri!
Ylli i futbollit kosovar Milot Rashica është një nga futbollistët më në formë të Kosovës së fundmi.
Ai po shkëlqen me paraqitjet e tij në klubin gjerman Werder Bremen, shkruan Indeksonline.
Rashica, madje po kalon momente të mira edhe në jetën e tij private, ai paraqitet vazhdimisht me gruan e tij Belkiz Kera.
Së fundmi ata shijuan një pushim së bashku derisa tashti duket se janë kthyer në Kosovë.
Ka qenë vetë Belkizi që ka publikuar një fotografi teksa shihet, duke shijuar kafenë në një lokal në Vushtrri.
Kujtojmë se nëpër mediat rozë po qarkullon lajmi se ata pritet që së shpejti të bëhen prindër për herë të parë. /Indeksonline/
