20:44 / E Enjte, 26 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Milot Rashica me të fejuarën në Dubai, shkëlqejnë krahë njëri-tjetrit

Futbollisti Milot Rashica pas angazhimeve dhe sezonit të suksesshëm me Werder Bremenin ka nisur pushimet me të fejuarën e tij, Belkiz Kera.

Çifti simpatik kanë shkuar në një udhëtim romantik për festat e fundvitit në Dubai, shkruan Indeksonline.

Dyshja kanë publikuar fotografi dhe video të shumta nga atje teksa dukeshin të lumtur dhe tërë shkëlqim krahë njëri-tjetrit.

Edhe sonte në postimet e radhës, çifti po shijojnë një darkë në një nga restaurantet më të famshme të kuzhinierit, Nusret.

Ndryshe, këtë vit që po lëmë pas Miloti Rashica pati një sezon të suksesshëm edhe me Kombëtaren e Kosovëa ashtu edhe me ekipin gjerman Werder Bremen./Indeksonline/