75 Mall Live Search
23:45 / E Mërkurë, 16 Gusht 2023 / Gj. Sh

Milot Rashica “mollë sherri”, Galatasaray reagon pas transferimit të tij te Besiktasi

Milot Rashica sot është zyrtarizuar si futbollist i Besiktasit.

Anësori kosovar sezonin e dundit ishte pjesë e Galatasarayt, ku arriti të fitoj titullin e kampionit të Turqisë, shkruan IndeksOnline.

Dy muaj më vonë Rashica ka është transferuar te rivali kryesor i Galatasarayt, gjë që nuk u prit mir nga klubi turk.

Në videon e prezantimit të Rashicas, Besiktas ka përfshir edhe stadiumin e Galatasarayt, me pamje nga një protestë që e kishte organizuar FETO, e cila në Turqi cilësohet si organizat terroriste.

Kjo video ka ngjallur një reagim të ashpër nga Kampioni i Turiqsë, ku ka dal me një letër publike.

“Ne do të kërkojmë llogari për këtë lojë të pistë!Klubi ynë do ta bëjë këtë deklaratë për herë të parë dhe të fundit për shkak të spekulimeve të vazhdueshme në lidhje me imazhin e përdorur në videon e shpërndarë sot nga Beşiktaş JK.Klubi Sportiv Galatasaray është një klub sportiv që ishte djepi i heronjve që dhanë jetën për këtë vend dhe u themelua prej tyre.Kushdo që përpiqet të tregojë Galatasaray-n, fytyrën e ndritur të Republikës, krah për krah një organizate terroriste gjakatare që po përpiqet t’i shkaktojë dëme të mëdha këtij vendi, drejtpërdrejt ose tërthorazi, është kryesisht klient.Ata që përpiqen të përfshijnë një klub sportiv në këto çështje nuk ndryshojnë nga tradhtarët që përpiqen të përçajnë shoqërinë dhe të kthehen kundër njëri-tjetrit.Ne do të qëndrojmë kundër kujtdo që përpiqet të fusë tradhtinë, jo konkurrencën, në sportin turk.Ne do t’i kërkojmë kujtdo që ka nënshkruar nën këtë video të shpërndarë të japë llogari për këtë lojë të ndyrë që ka luajtur.Klubi Sportiv Galatasaray190!”, thuhet në reagimin e galatasarayt./IndeksOnline/