75 Mall Live Search
19:55 / E Martë, 30 Nëntor 2021 / AR

Milot Rashica ndalet në momentin më të mirë, mungon sonte

Milot Rashica s’do të luajë sonte për Norwich Cityn kundër Newcastle United.

Xhiron e kaluar në Premierligë, talenti i Kosovës u vlerësua si lojtari më i mirë i ndeshjes.

Por, fatkeqësisht ai është detyruar të ndalet.

Klubi ka konfirmuar se lojtari do të mungojë për shkak të disa shqetësimeve në ijë, me shpresën se do të rikthehet sa më parë në fushë.