19:27 / E Martë, 12 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Milot Rashica: Në Çeki shkojmë vetëm për fitore, kjo është pika jonë e fortë

Milot Rashica është paraqitur në konferencë për media pas stërvitjes së sotme.

Ylli i Werder Bremen është shprehur se në Çeki do të udhëtojnë vetëm për fitore, shkruan Indeksonline.

“Kemi me hi me fitu ndeshjen, ka me qenë diçka e jashtëzakonshme për neve ajo ndeshje”, ka thënë Rashica.

Ai gjithashtu ka treguar pikën më të fortë të Kosovës që mund ta rrezikoj kundërshtarin.

“Grupi është pika jonë më e fortë, kjo na ka pru deri këtu, pasi secili mundën me shënu dhe si grup ne jemi të fortë”, tha ndër të tjerash ylli nga Vushtrria.

Kosova luan me Çekinë të enjten mbrëma në ndeshjen më të rëndësishme të kualifikimeve. /IndeksOnline/