75 Mall Live Search
11:46 / E Premte, 12 Dhjetor 2025 / G T

Milot Rashica pritet të rikthehet si startues te Besiktasi

Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Milot Rashica pritet të rikthehet këtë vikend si startues te Besiktasi.

Rashica dhe skuadra e tij këtë vikend luan derbin ndaj Trabzonsporit, shkruan Indeksonline

29-vjeçari pas një kohë të gjatë pritet të rikthehet si startues në këtë ndeshje.

Mediat turke raportojnë se trajneri i “shqiponjave” pritet të startoj me dyshen: Abraham dhe Rashica.

Rashica këtë sezon ka zhvilluar 12 ndeshje, por është pa gola dhe asiste./Indeksonline/