22:00 / E Martë, 28 Qershor 2022 / AR

Milot Rashica publikon portretin e bukur familjar për ditëlindje

Futbollisti kosovar, Milot Rashica, ditën e sotme ka festuar ditëlindjen.

Në llogarinë e tij në Instagram pranoi urime të shumta, për të cilat u shpreh tejet falënderues, shkruan Indeksonline.

Më disa imazhe ku shihet bashkë me familjen ai falënderoi të gjithë ata që patën kohë ta urojnë.

“Familja është familje ❤️ faleminderit të gjithëve për urimet e ditëlindjes 🥳”, shkroi krahas imazhit./Indeksonline/