75 Mall Live Search
17:39 / E Shtunë, 28 Qershor 2025 / G T

Milot Rashica rikthehet në stërvitje me Besiktasin pas pushimeve verore

Ylli i Kosovës, Milot Rashica, është rikthyer në stërvitje me Besiktasin, duke nisur përgatitjet për sezonin e ri.

Pas një pushimi të shkurtër që e kaloi në Kosovë dhe në bregdet, Rashica tashmë është i fokusuar plotësisht te skuadra turke, me synimin për të qenë në formë optimale për ndeshjet miqësore parasezonale, shkruan Indeksonline

Mesfushori ofensiv u pa i motivuar në seancat e para stërvitore, ndërsa në klub ka pritshmëri të larta për kontributin e tij në sezonin që vjen. Besiktas do të zhvillojë disa miqësore gjatë korrikut, ku pritet që Rashica të ketë minuta të rëndësishme në fushë.

Me rikthimin në formacion, ai synon të jetë një nga liderët e ekipit në garat vendore dhe ndërkombëtare./a Indeksonline/