75 Mall Live Search
19:14 / E Shtunë, 20 Korrik 2024 / G T

Milot Rashica shënon dy gola të bukur në miqësoren me Besiktasin

Skuadra e Besiktasit është duke zhvilluar një ndeshje miqësore ndaj Grazer AK.

Klubi turk po fiton bindshëm 5:1 kundër ekipit nga Austria, shkruan Indeksonline

Dy gola në këtë ndeshje deri tani i ka shënuar sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Milot Rashica.

Rashica fillimisht shënoi një gol tejet të bukur në minutën e 20’të dhe më pas një gol nga zona e 16-metërshit në minutën e 51’të.

Lojtari “Dardan” shihet në formë të jashtëzakonshme para fillimit të sezonit të ri 2024/25./Indeksonline/