75 Mall Live Search
21:11 / E Enjte, 28 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Milot Rashica sikur Majlinda Kelmendi, ushtron “xhudo”

Mesfushori kosovar Milot Rashica ka postuar një fotografi në Instagram nga stërvitja e sotme me Werder Bremenin.

Ai shihet duke ushtruar ‘xhudo’, pasi kishte ngritur lart për ta rrëzuar bashkëlojtarin e tij Marco Fridl, transmeton Indeksonline.

Ndryshe, Rashica po përgatitet për ndeshjen e ardhshme kundër Wolfsburgut që zhvillohet të dielën.

Ekipi i futbollistit kosovar nuk po kalon momente të mira pasi në 3 ndeshjet e fundit ka 2 humbje dhe 1 barazim.

/Indeksonline/