17:00 / E Mërkurë, 29 Gusht 2018 / indeksADMonline

Milot/ Tentoi të grabiste dy hungarezë, kapet në flagrancë 46-vjeçari nga Kosova (Emri)

Kurbin- Një 46-vjeçar, nga Mitrovica, i identifikuar si Leonard Hasi, i cili ka tentuar të grabisë 2 shtetas hungarez është kapur dhe arrestuar menjëherë nga policia.

Dy shtetasit e huaj, të identifikuar si G.B. dhe E.B., kanë ndaluar me mjetin e tyre në Milot për të blerë në një market. Nga situata ka përfituar 46-vjeçari, që është afruar për të vjedhur makinën dhe për t’u larguar.

Në pamundësi për të marrë makinën, ka marrë çantën që ndodhej tek sedilja e pasme dhe ka tentuar të largohet, por është kapur menjëherë bashkë me çantën dhe është shoqëruar në Komisariatin e Kurbinit.

Njoftimi i plotë i policisë:

Kurbin
Tenton të vjedhë 2 shtetas hungarez, kapet dhe arrestohet menjëherë nga policia

Sot, rreth orës 09:00, shtetasit G.B. dhe E.B., banues në Hungari, kanë ndaluar me mjetin e tyre, në Milot, duke u ulur nga makina për të blerë.

Në momentin kur ata ishin duke blerë, tek mjeti i tyre është afruar një shtetas me qëllim për të vjedhur makinën e të largohej.

Në pamundësi për ta realizuar, ka marrë çantën që ndodhej tek sedilja e pasme e makinës dhe ka tentuar të largohet, por është kapur menjëherë bashkë me çantën në dorë dhe është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Kurbin.

Pas verifikimeve hetimore, autori i dyshuar, u identifikua me gjeneralitetet Leonard Hasi, 46 vjeç, banues në Mitrovicë – Kosovë.

Arrestimi u bë për veprën penale “Vjedhja” e mbetur në tentativë’ parashikuar nga neni 134-22 i Kodit Penal.